Lidhje

Kosovë: Parlamenti kërkon mbylljen e mandatit të EULEX


Parlamenti i kërkoi qeverisë që të përgatisë planin për t’i marrë përgjegjësitë, duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm

Parlamenti i Kosovës, i kërkoi sot qeverisë që të përgatisë planin për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, nga qershori i vitit të ardhshëm. Kjo kërkesë është pjesë e një rezolute e cila pasoi debatin e nxitur nga pakënaqësitë me mënyrën e trajtimit të rasteve të lidhura me krimet e luftës në Kosovë. Misioni i EULEX-it u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj. Mandati aktual i tij është përcaktuar deri në mesin e qershorit të vitit 2014, me mundësi të vazhdimit. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.

XS
SM
MD
LG