Lidhje

Presidentja e Kosovës komenton për bisedimet me Serbinë

  • Leonat Shehu

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, tha sot se çështjet e brendshme të Kosovës nuk janë pjesë e bisedimeve me Serbinë. Duke folur në Prishtinë në prag të raundit të ri të bisedimeve ndërmjet dy vendeve, presidentja Jahjaga tha se në këto bisedime nuk do të shtrohet për debat çështja e veriut, por shpërbërja e strukturave të Beogradit në atë zonë. Javën e ardhshme, kryeministrat e të dyja vendeve Hashim Thaçi e Ivica Dacic, pritet të takohen për herë të katërt në Bruksel dhe sipas paralajmërimeve, situata në veriun e Kosovës mund të jetë një nga temat e bisedimeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG