Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të premten se institucionet janë të përkushtuara që të përmbyllin çështjen e ngritjes së Gjykatës së Posaçme për krime lufte, para se parlamenti të shkojë në pushime.
Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Prishtinë, ku foli edhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kërkesat për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri tani në këtë proces.