Lidhje

Kosovë: Kundërshtime ndaj privatizimit


Sindikatat dhe organizata të tjera kanë mbledhur 50 mijë firma kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike

Në Kosovë, organizatat sindikale të mbështetura nga dhjetëra organizata joqeveritare, kanë mbledhur 50 mijë nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar privatizimin e disa ndërmarrjeve publike, përfshirë edhe Postën e telekomin që është kompania më fitimprurëse në vend. Sindikalistët thonë se nuk janë kundër procesit të privatizimit, por kërkojnë një konsensus në shkallë të gjerë që do të siguronte siç thuhet mbrojtjeve e pasurive kombëtare.

XS
SM
MD
LG