Lidhje

Kosovë: Protestë kundër ngritjes së gjykatës së posaçme


Në Prishtinë, shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan kundër ngritjes së gjykatës së posaçme, që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë. Protesta e mbështetur edhe nga një pjesë e partive opozitare ndodhi në një kohë kur Kosova është vënë nën trysni për ngritjen gjykatës. Drejtues institucionesh dhe diplomatë perëndimorë thonë se dështimi i Kosovës për ta ngritur këtë gjykatë, mund ta çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG