Lidhje

Kosovë, policia shpërndan protestën e ish-UÇK-së


Kosovo clashes

Kosovo clashes

Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë një protestë të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në komunën e Kaçanikut rreth 50 kilometra në jug të Prishtinës.

Protestuesit hodhën sende të forta mbi policinë që pengoi përpjekjet për të bllokuar rrugën që lidh Kosovën me Maqedoninë. Ende nuk është bërë i ditur numri i të lënduarve.

Protesta vjen pas pakënaqësive lidhur me vonesën e publikimit të listave nga komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata thonë se mospublikimi i këtyre listave, po e vonon zbatimin e Ligjit për Veteranët e Luftës.

Komisioni qeveritar thotë se vonesat kanë ardhur ngaqë për të fituar statusin e pjesëmarrësit në luftën e ish Ushtrisë Çlirimtare kanë aplikuar mbi 65 mijë vetë.

Komisioni, i cili u krijua në janar të vitit të kaluar synon të përcaktojë numrin e saktë të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

XS
SM
MD
LG