Lidhje

Kosova, BE diskutojnë për MSA

  • Leonat Shehu

Vlora Citaku

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Prishtinë takimin e dytë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Të dyja palët presin që negociatat të përfundojnë deri në pranverën e vitit 2014 më synimin që marrëveshja të nënshkruhet në fillim të verës së vitit të ardhshëm. Autoritetet në Kosovë e vlerësojnë shumë të rëndësishme përfshirjen e Kosovës në këtë proces, që u bë i mundur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të ndërmjetuara nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG