Lidhje

Në pritje të zhvillimeve rreth bisedimeve Kosovë-Serbi


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha sot në Beograd se nuk ka asnjë zhvillim të ri në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Beogradi nuk mund të pranojë çfarëdo zgjidhje vetëm për hir të datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Serbia kërkon autonomi të gjerë për komunat serbe në Kosovë, një kërkesë që është refuzuar nga Prishtina. Pa një marrëveshje Serbia nuk mund të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG