Lidhje

Edward Joseph: Kosova dhe Serbia të kënaqura me zgjedhjet serbe në Kosovë


Zoti Joseph mori pjesë në një diskutim të organizuar nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington

Në një diskutim të organizuar nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, zëvendës shefi i OSBE-së në Kosovë Edward Joseph komentoi mbi zgjedhjet serbe të mbajtura kohët e fundit në Kosovë. Ai tha se ngjarjet që i paraprinë këtyre zgjedhjeve, si arrestimi i disa serbëve me materiale zgjedhore në Kosovë dhe arrestimi i dy policëve të Kosovës në kufirin me Serbinë, tensionuan situatën dhe krijuan vështirësi.


Joseph për zgjedhjet serbe
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00
Direct link
Zëvendës shefi i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph tha se para zgjedhjeve serbe të këtij muaji, pati disa arrestime të ndërsjella të cilat i rritën tensionet mes dy vendeve. Ideja e organizimit të zgjedhjeve në një klimë të tillë mund të kishte çuar në destabilizimin e situatës.

“Ideja e zgjedhjeve serbe në Kosovë të organizuara nga Serbia do të ishte shumë problematike dhe mund të kishte krijuar përplasje të reja”.

Zoti Joseph tha se pas një marrëveshjeje politike të arritur në Vjenë e cila u pranua nga Serbia dhe Kosova, misioni i OSBE-së në Kosovë mori përsipër organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të cilat u realizuan me sukses. Ai tha se organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë nga ana e OSBE-së e përshëndetën të dyja palët.

“Zyrtari i qeverisë serbe Oliver Ivanoviç dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi u shprehën të kënaqur. Edhe qeveria e Kosovës përmes një deklarate u shpreh se ky ishte një precedent ku për herë të parë Serbia nuk e ushtroi këtë funksion ekzekutiv”.

Zoti Joseph, i cili ka një përvojë të gjatë me Ballkanin, komentoi edhe për gjendjen e mediave në Kosovë. Ai tha se OSBE-ja e mirëpriti vendimin e presidentes Atifete Jahjaga për kthimin e ligjit në parlament. Sipas tij, nenet 37 dhe 38 të ligjit të medias janë të papranueshme.

“Mbrojtja e lirisë së medias në Kosovë është një shqetësim i rëndësishëm për OSBE-në. Ne e mirëpresim vlerësimin e organizatave të pavarura në lidhje me lirinë e mediave, veçanërisht raportin e fundit të organizatës Freedom House sipas së cilit liria e medias në Kosovë është e pranueshme. Prandaj, kur ka raste si neni 37 dhe 38, ne bëjmë atë që është e mundur për të ngritur këto shqetësime dhe bashkëpunojmë ngushtë me parlamentin e Kosovës”.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të luftohet nga institucionet përkatëse, tha zoti Joseph.

“Ne e kuptojmë se krimi i organizuar është një problem i madh. OSBE-ja punon ngushtë me Policinë e Kosovës në trajnimin e saj sipas standarteve evropiane, që të jetë e përgatitur për luftimin e dukurive të tilla”.

Zoti Edward Joseph permendi gjithashtu bashkëpunimin e OSBE-se me institucionet e Kosovës për reformën zgjedhore.

“Por ne kemi luajtur një rol të madh udhëheqës në avancimin e perspektivës për reformën zgjedhore. Natyrisht, është përgjegjësi e parlamentit për të vendosur dhe për ta miratuar ligjin“.

Ai tha se OSBE-ja vetëm mund të ofrojë mbështetje dhe inkurajim.
XS
SM
MD
LG