Lidhje

Thaçi: Pavarësia, jashtë dialogut me Beogradin

  • Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se pavarësia dhe tërësia tokësore e Kosovës, nuk janë dhe nuk do të jenë temë diskutimesh në bisedimet me Serbinë, që pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Ai i bëri këto komente duke raportuar në Parlamentin e Kosovës për takimin e tij me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç në Bruksel. I përballur me kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje që ai të betohet se nuk do të pajtohet me autonomi për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Thaci tha se çdo ndryshim kufijsh do të prodhonte sërish konflikte dhe luftëra në Ballkan. Ndërsa bisedimet me Serbinë i cilësoi si të domosdoshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG