Lidhje

Kosova shënon Ditën e Evropës

  • Leonat Shehu

Në Prishtinë sot është shënuar me shumë veprimtari nëntë maji, Dita e Evropës, që në Kosovë është festë shtetërore, me gjithë faktin që ajo është vendi më i izoluar në Evropën Juglinore.

Autoritetet bënë thirrje për përshpejtim të proceseve integruese, duke u zotuar për përmbushjen e detyrave që u takojnë institucioneve të Kosovës. Pesë nga 28 vendet e Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke vështirësuar përfshirjen e saj në proceset integruese.
XS
SM
MD
LG