Lidhje

USAID përmbyll programin për sundimin e ligjit


Programi ishte hapur në Kosovë që nga nëntori i vitit 2009

Në Kosovë, Programi i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka bërë të ditur përmbylljen e një programi mbi përmbarimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve, i njohur shkurt si SEAD.

Në një njoftim të USAID-it thuhet se “programi ka përmbyllur punën e vet pas angazhimit të tij që nga nëntori i vitit 2009, i cili kishte për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ligjore për të ngritur investimet vendëse dhe ato nga jashtë dhe për të krijuar ambient miqësor për biznese”.

Në njoftim më tej thuhet se “Programi vuri në shënjestër tri fusha kryesore: ligjin ekonomik dhe edukimin ligjor të çështjeve ekonomike, reforma në sistemet për zbatimin e vlerësimeve dhe vendimeve gjyqësore si dhe për zgjidhjen e kontesteve biznesore pa humbur kohë nëpër procedurat e kushtueshme gjyqësore”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG