Lidhje

Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve


Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve
Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, bëri të ditur se ka arrestuar një person në Pejë, në Kosovën perëndimore, në lidhje me trafikimin ndërkombëtar të heroinës. Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se gjatë operacionit janë bastisur edhe dy objekte të ndryshme në Pejë.

I arrestuari, akuzohet për trafikim të drogës në Kosovë dhe jashtë saj drejt shteteve të ndryshme evropiane në vitet 2008-2009, ndërsa arrestimi i tij është pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me krimin e organizuar.

Autoritetet nuk dhanë më shumë hollësi rreth këtij arrestimi, i cili ndodhë në një periudhë kur ka filluar një fushatë e përbashkët e policisë së Kosovës dhe EULEX-it për luftë kundër përdorimit të narkotikëve.

Policia e Kosovës thotë se ka hartuar planin strategjik 2011-2015 për luftën kundër narkotikëve, përdorimi i të cilëve ka shënuar rritje.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi narkotikët dhe problemin e trafikut të drogës në botë, që u publikua në mars të këtij viti thuhet se Kosova është vend transit i heroinës së prodhuar në Afganistan e që për destinacion ka Evropën.

Në raport thuhet se lufta kundër trafikut të narkotikëve përballet me sfida të shumta, pos tjerash edhe për shkak të kufijve të brishtë dhe korrupsionit në radhët e policisë kufitare e Kosovës dhe zyrtarët e doganave.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG