Lidhje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte


EULEX-i

EULEX-i

I arrestuari dyshohet se ishte përfshirë në krime lufte në Kosovë, në prill të vitit 1999


Në Kosovë, policia ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në krime lufte.

Aleksandar Bullatovic, është arrestuar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, në bazë të një akuze të ngritur kundër tij që në vitin 2009, nga ana e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Ai dyshohet për krime lufte të kryera ndaj civilëve në Fushë-Kosovë në muajin prill të vitit 1999.

As policia dhe as zyrtarë të EULEX-it nuk kanë dhënë më shumë hollësi, ndërsa një avokat mbrojtës i të arrestuarit, u ka thënë mjeteve serbe të informimit se ai dyshohet që më 8 prill 1999 në Kosovë, së bashku me dy të tjerë, ka marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit nga Kosova, Xheladin Idrizi.

Një gjykatës i EULEX-it i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej 15 ditësh.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG