Lidhje

Kosovë: Dënohet vrasja e një 14 vjeçari në rajonin e Gjilanit


Kosovë: Dënohet vrasja e një 14 vjeçari në rajonin e Gjilanit

Kosovë: Dënohet vrasja e një 14 vjeçari në rajonin e Gjilanit

Në Kosovë autoritetet dënuan vrasjen e një 14 vjeçari shqiptar në një fshat të rajonit të Gjilanit në Kosovën lindore. Zyrtarët e policisë thanë se po mbajnë nën arrest një pjesëtar të komunitetit serb, nën dyshimin për këtë vrasje.

Leutrim Musliu nga fshati Uglar i rajonit të Gjilanit, i lindur në vitin 1997, u vra në rrethana të paqarta derisa bashkë me të atin po bartte dru nga një pyll i atij fshati. Ai u qëllua me armë zjarri ndërsa në të njëjtën kohë u vranë edhe kafshët që po tërhiqnin qerren ku ndodhej viktima. Policia tha se në kuadër të hetimeve është arrestuar një pjesëtar i komunitetit serb nga fshati Pasjan i po të njëjtit rajon. I arrestuari është i lindur në vitin 1967, ndërsa nuk është bërë i ditur identiteti I tij. Gjatë bastisjes atij i janë gjetur dhe konfiskuar edhe armë e municione.

Vrasjen e dënuan ashpër presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Kransiqi. Ata e cilësuan këtë si një akt të rëndë dhe të shëmtuar, ndërsa u bënë thirrje organeve të rendit për zbardhjen sa më të shpejtë dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth motiveve të mundshme të këtij rasti, ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vlerëson se në bazë të informacioneve të tij, vrasja është kryer nga motive etnike.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG