Lidhje

Kosovë: Bastiset shtëpia e një ish-komandanti të UÇK-së

  • Zëri Amerikës

Kosovë: Bastiset shtëpia e një ish-komandanti të UÇK-së

Kosovë: Bastiset shtëpia e një ish-komandanti të UÇK-së

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë thanë sot se kanë bastisur shtëpinë e ish komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse autoritetet nuk bënë publik emrin e të dyshuarit, burimet lokale thanë se fjala është për Azem Sylën, i cili një periudhë gjatë luftës në Kosovë, ishte në krye të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa dashur të japin më shumë hollësi, zyrtarët e këtij misioni thanë se kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca dhe se ky operacion është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës. Pas përfundimit të bastisjes së shtëpisë së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atij i është dorëzuar ftesa për të u paraqitur në Prokurorinë e posaçme.

Në nëntor të vitit të kaluar, Nazim Bllaca deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa akuzoi për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend, duke përmendur në radhë të parë emrin e zotit Syla. Ky i fundit publikisht mohoi çdo lidhje me Nazim Bllacën, i cili që nga dhjetor i vitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpie. Në fillim të këtij muaji, EULEX-i arrestoi Fahredin Gashin i cili ishte përmendur nga Nazim Bllaca si i përfshirë në veprime kriminale.

XS
SM
MD
LG