Lidhje

Kosovë: Dënohet kryetari i Komunës së Kaçanikut

  • Leonat Shehu

Kosovë: Dënohet kryetari i Komunës së Kaçanikut

Kosovë: Dënohet kryetari i Komunës së Kaçanikut

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, shpalli fajtor dhe e dënoi me tri vjet heqje lirie, Xhabir Zharkun, kryetar i komunës së Kaçanikut, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës si dhe tre persona tjerë, nën akuzat për kërcënim dhe detyrim.

Sipas akuzës, ata janë përgjegjës për përfitime personale, duke kërcënuar viktimat për t’u tërhequr nga një tender në vitin 2006, që e kishin fituar për blerjen e një ferme kafshësh në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, është gjobitur edhe me 1.500 euro për armëmbajtje pa leje.

Pas shpalljes së vendimit, zoti Zharku e quajti gjykim politik, duke pretenduar se është dënuar pasi në vazhdimësi ka kritikuar ashpër UNMIK-un.

XS
SM
MD
LG