Lidhje

Kosovë: Dënohet një shqiptar për krime lufte

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Kosovë: Dënohet një shqiptar për krime lufte

Kosovë: Dënohet një shqiptar për krime lufte

Në Kosovë, një gjykatë e mbikqyrur nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, shpalli fajtor një shqiptar për krime lufte.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se Sali Rexhepi u dënua me pesë vjet heqje lirie nën akuzat për torturimin e një personi civil, shqiptar i Kosovës, i mbajtur në qendrën e paraburgimit të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Cahan në Shqipërinë veriore, në maj të vitit 1999.

Zoti Rexhepi është shpallur i pafajshëm për dy pika të tjera të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile.

Lënda kundër tij ishte pjesë e një procesi gjyqësor në fund të cilit në korrik të këtij viti qenë dënuar katër shqiptarë me gjithsej 40 vjet heqje lirie nën akuzat për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë luftës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG