Lidhje

Kosovë: Dialogu për liberalizimin e vizave me BE-në fillon më 19 janar


Kosovë: Dialogu për liberalizimin e vizave me BE-në fillon më 19 janar

Kosovë: Dialogu për liberalizimin e vizave me BE-në fillon më 19 janar

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të qeverisë së Kosovës thanë se dialogu për liberalizimin e vizave me Kosovën, do të fillojë më 19 janar të vitit që po vjen.

Sipas tyre, kjo datë i është propozuar Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e Komisionares për çështje të brendshme të Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Në fillim të dhjetorit, udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosën të mos i japin Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndërsa miratuan propozimin e Komisionit Evropian për të hapur dialogun për vizat me Kosovën dhe që asajt t’i ofrohen marrëdhëniet tregtare, si një shpërblim për qasjen në dialogun me Serbinë për zgjidhjen e cështjeve të interesit të përbashkët.

Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se këto zhvillime shënojnë një kapitull të ri historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka shume sfida në fushën e rendit e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike, por shfaqi bindjen se këto kritere do të përmbushen sa më parë që është e mundur dhe Kosova do të trajtohet njëlloj me vendet tjera të rajonit.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka mbetur jashtë procesit të liberaliizmit të vizave me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG