Në Kosovë sot janë mbajtur shumë veprimtari me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve. Veprimtarët humanitarë tërheqin vërejtjen se vendi përballet me shkallë të ultë të përkujdesjes për të drejtat e fëmijëve dhe shkallë të lartë të rreziqeve që u kanosen këtyre të drejtave.