Lidhje

Kosovë: Shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s


Kosovë: Shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s
Kosovë: Shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s

Dita ndërkombëtare e luftës kundër sëmundjes SIDA, e gjen Kosovën me 84 raste të raportuara që nga regjistrimi i pacientit të parë me këtë virus në vitin 1986. Nga ky numër, deri tash 35 veta kanë vdekur, ndërsa vetëm gjatë vitit të fundit janë regjistruar 12 raste të reja. Specialistët thonë se ka mundësi që numri të jetë më i madh por që një pjesë e tyre nuk është regjistruar.

Aktualisht në spitalet e Prishtinës janë duke u trajtuar 14 persona të infektuar.

Zyrtarët e institucioneve shëndetësore vlerësojnë se Kosova mbetet ende vendi me shkallën më të ulët në rajon sa u përket rasteve të infektimit me këtë sëmundje. Por ata tërheqin vërejtjen se kjo nuk e bën Kosovën vend të sigurt, madje sipas tyre, zhvillimet socio ekonomike e vënë atë në grupin e vendeve me faktorë të lartë të rrezikut.

Gjatë ditës janë organizuar një mori veprimtarish në funksion të ndërgjegjësimit të popullsisë për rreziqet nga kjo sëmundje. Specialistët tërheqin vërejtjen se tabutë po thyhen ngadalë por ende ka paragjykime që jo rrallë pengojnë procesin e regjistrimit dhe trajtimit të të sëmurëve.

XS
SM
MD
LG