Lidhje

Kosovë: EULEX-i arreston 4 persona për vrasje


Kosovë: EULEX-i arreston 4 persona për vrasje
Kosovë: EULEX-i arreston 4 persona për vrasje

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, bëri të ditur se ka arrestuar katër persona në Prishtinë dhe rrethinën e saj, në lidhje me një vrasje.

Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se hetimet kanë të bëjnë për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rënda të kryera gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Zyrtarët e këtij misioni thanë se këto arrestime janë të lidhura me hetimet në rastin Bllaca dhe se ky operacion është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Posaçme të Kosovës.

Ndonëse autoritetet nuk bëjnë publik emrat e të dyshuarve, burimet lokale thanë se fjala është për Shpresim Uka, Driton Hajdari, Shaban Syla, emrat e të cilëve përmenden në video incizimin e publikuar nga Nazim Bllaca.

Në nëntor të vitit 2009, Nazim Bllaca nga një fshat i komunës së Lipjanit në jug të Prishtinës, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa akuzoi për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG