Lidhje

Shtatë të akuzuar në veriun e Mitrovicës


Trazirat e marsit 2008 në veriun e Mitrovicës
Trazirat e marsit 2008 në veriun e Mitrovicës

EULEX-i akuzon shtatë persona lidhur me trazirat e marsit të vitit 2008 në veriun e Mitrovicës, kur humbi jetën një polic i OKB-së.


Misioni i EULEX-it, bëri të ditur se një prokuror i qarkut në Mitrovicë, ka ngritur një aktakuzë kundër shtatë personave në lidhje me trazirat e marsit të vitit 2008.

Në njoftimin e këtij misioni thuhet se “të dyshuarit akuzohen për zaptim të paligjshëm të Gjykatës në veriun e Mitrovicës, thirrje për rezistencë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare, pjesëmarrje në turmën e përfshirë në veprime kriminale, rrezikim të personelit të Kombeve të Bashkuara, dëmtim të pronës, urrejtje kombëtare, racore, fetare e etnike, jo tolerancë dhe përfshirje në grupin që ka penguar personat zyrtar.

Rasti ka të bëjë me trazira të marsit të vitit 2008, kur gjykata në veri të Mitrovicës u gjet nën sulm të paligjshëm të një numri qytetarësh, gjatë të cilit humbi jetën një pjesëtar i policisë së Kombeve të Bashkuara nga Ukraina
”.

Trazirat shpërthyen në shenjë kundërshtimi ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt të vitit 2008, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve në veriun e Kosovës.

Ngritja e kësaj aktakuze, nxiti reagime të përfaqësuesve lokal të serbëve në veri, të cilët akuzuan EULEX-in për siç është thënë, trysni ndaj serbëve për t’i detyruar ata që të pranojnë institucionet e Kosovës
XS
SM
MD
LG