Lidhje

Manifestime në përvjetorin e Betejës së Kosovës


Qindra pjesëtarë të komunitetit serb morrën pjesë sot në manifestimet në Gazimestan afër Prishtinës, me rastin e 624 vjetorit të Betejës mesjetare të Kosovës.

Në ditën e sotme të vitit 1389 ushtritë e Ballkanit u mundën në betejë me ushtritë e Perandorisë Osmane me çka filloi edhe sundimi 500 vjeçar turk në Evropën Juglindore. Serbët e kremtojnë këtë si ditë të fitores së tyre shpirtërore dhe dëshmi të pranisë së tyre në Kosovë.

Pjesëmarrësit e kremtimeve të sotme thanë se luten për shpirtin e mbretit Lazar, një princ mesjetar serb i vrarë në betejën e Kosovës derisa komandonte ushtritë e Ballkanit. Në lutjet e drejtuara nga patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej janë bërë thirrje për kthimin e serbëve të larguar nga Kosova.

Manifestimet e sotme kaluan pa incidente të theksuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG