Lidhje

Digjet makina e nëpunësit të qeverisë së Kosovës në veri


Në Kosovë, policia tha se persona të panjohur i vunë zjarrin makinës së një pjesëtari të komunitetit serb në veri të Mitrovicës. Makina mësohet se është pronë e një punonjësi të zyrës administrative në veriun e këtij qytetit, e cila është themeluar nga qeveria e Kosovës. Zyra që është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, është mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar që atë e sheh si një hap drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet edhe me planin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG