Lidhje

Kosovë: KFOR-i heq një barrikadë në kufirin me Serbinë


Kosovë: KFOR-i heq një barrikadë në kufirin me Serbinë
Kosovë: KFOR-i heq një barrikadë në kufirin me Serbinë

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se kanë përdorur gazin lotsjellës gjatë një operacioni për të mbyllur një vendkalim të paligjshëm kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri.
Zyrtarët e KFOR-it thanë se kanë vendosur një pikë të re kontrolli të automjeteve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, njëri nga dy vendkalimet e diskutueshme kufitare në atë zonë. Gjatë operacionit janë larguar barrikadat në rrugë të vendosura nga serbët lokalë, që kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri. Pak pas operacionit të forcave paqeruajtëse serbët kanë ngritur një barrikadë tjetër në afërsi. Serbët kanë shprehur gatishmërinë që të lejojnë lëvizjen e forcave paqeruajtëse, por jo edhe të EULEX-it, përderisa nuk marrin garanci se ata nuk do të transportojnë policinë kufitare dhe doganierët e Kosovës për në vendkalimet kufitare.

XS
SM
MD
LG