Lidhje

KFOR-i kërkon mbështetje në veri


Trupat e NATO-s në veri të Kosovës
Trupat e NATO-s në veri të Kosovës

Forcat e NATO-s në Kosovë bëjnë thirrje për t’i dhënë fund bllokadës së lëvizjes së mallrave në kufirin verior Kosovë – Serbi.


Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, u bënë thirrje sot autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë për të ndaluar bllokadën e paligjshme të lëvizjes së mallrave në pjesën serbe të vendkalimit kufitar verior ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë.

Nëpërmjet një komunikate për opinion, zyrtarët e këtyre forcave thanë se “për të ruajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve për të ndaluar qarkullimin e mallrave nëpër rrugë të paautorizuara përgjatë vijës administrative kufitare. Aktualisht, KFOR-i nuk ka as mision e as mundësi për t’i kontrolluar automjetet e rënda në pikat e kontrollit të automjeteve. Prandaj, KFOR-i kërkon që trafiku i mallrave të kryhet duke përdorur ekskluzivisht kalimet kufitare të autorizuara”.

Forcat paqeruajtëse, javën e kaluar vendosën të pengojnë lëvizjen e automjeteve të mallrave nëpër rrugët dytësore përreth vendkalimeve kufitare në veri, pasi që një grup serbësh vuri pengesa në rrugë në anën serbe të kufirit për të detyruar automjetet e rënda të kalojnë në rrugë dytësore, me qëllim që siç është thënë, të mos lejohet zhdoganimi i tyre nga autoritetet e Kosovës.

Përfaqësues të serbëve në veri, por edhe në Beograd thanë se me veprimet e tij, KFOR-i po pengon furnizimin e qytetarëve në veri.

Por, forcat e NATO-s thanë se pohimet e tilla janë të pasakta meqë hyrja në Kosovë mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet vendkalimeve kufitare.

Zyrtarët e KFOR-it thanë se nuk do të lejojnë asnjë zhvillim në terren i cili kërcënon mjedisin e qetë dhe të sigurt apo që kufizon lirinë e lëvizjes.
XS
SM
MD
LG