Lidhje

Kodi penal i Kosovës – në Kushtetuese

  • Leonat Shehu

Lëvizja Vetëvendosje i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës interpretimin e neneve të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me mediat


Lëvizja Vetëvendosje, dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën për interpretimin e neneve të diskutueshme të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me mediat.

Kjo lëvizje thekson se ato nene bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

Parlamenti i Kosovës refuzoi që të heqë nga Kodi Penal, nenet që kriminalizojnë shpifjen dhe i detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, me gjithë thirrjet nga qeveria, presidenca dhe komuniteti i gazetarëve që ato të largohen.

Të enjten, parlamenti dështoi sërish të heqë nga Kodi Penal nenet e diskutueshme.
Partia Demokratike e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi, hodhën propozimin për futjen e Kodit Penal në rend dite në mbledhjen e djeshme të parlamentit. Por, propozimi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, meqë një pjesë e deputetëve kërkoi që çështja të shtrohet në njërën nga seancat e radhës.

Mos ndryshimi i Kodit, nxiti shumë reagime, ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, paraqiti dorëheqjen e tij.

Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ato për të drejtat e njeriut, u kanë bërë autoriteteve të Kosovës, që të ndërmarrin hapa për të mbrojtur lirinë e medias, e cila, siç thuhet, është e rrezikuar me Kodin e ri Penal.
XS
SM
MD
LG