Lidhje

Kosovë: “Koha për të vepruar”


Kosova u është bashkuar veprimtarive të mbi 100 vendeve të botës në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës seksuale gjatë konflikteve. Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, besohet se rreth 20 mijë gra e vajza ishin viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, e cila mori fund 15 vjet më parë, ndërsa ende nuk ka pasur raste të gjykimit të autorëve të këtij krimi. Në përpjekje për t’i dhënë fund mosndëshkimit sekretari i jashtëm britanik William Hague dhe aktorja me famë botërore Angelina Jolie kanë hapur në Londër një konferencë disa ditëshe më moton, “koha për të vepruar”.
XS
SM
MD
LG