Lidhje

Kosovë, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore

  • Leonat Shehu

Zyrtarët në Kosovë thanë se e mirëpresin raportin e Departamentit të Shtetit dhe ndajnë shqetësime të njëjta për çështjet e ngritura në raport. Në Raportin e Departamentit të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore, Kosova edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, klasifikohet në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë. Autoritetet në Kosovë thanë se janë të përkushtuar që të luftojnë këtë dukuri dhe sipas tyre gjatë këtij viti janë identifikuar 17 viktima ndërsa janë arrestuar 94 persona që janë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni tha se rekomandimet që dalin nga raporti qeveria e Kosovës tashmë i ka përfshirë në strategjinë kombëtare për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

XS
SM
MD
LG