Lidhje

Përfundon bllokada tregtare Maqedoni-Kosovë


“Lufta tregtare” ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, mori fund. Në mesnatë Maqedonia i dha fund ndalimit të importeve të grurit dhe të miellit nga Kosova, që ishte në zanafillën e një bllokade ndërmjet dy vendeve që nga e shtuna e kaluar.

Ndalimi i importeve të grurit dhe miellit, bëri që autoritetet në Prishtinë të ndalojnë importet nga Maqedonia të disa mallrave, kryesisht ushqimore.

Pas kësaj Shkupi zyrtar të shtunën e kaluar, një taksë për qytetarët e Kosovës duke kushtëzuar që secili shtetas i saj që hynte në Maqedoni të paguajë nga 2 euro, makinat pesë euro dhe automjetet e rënda transportuese nga 20 euro. Në mesnatën ndërmjet të dielës dhe të hënës së kaluar, Kosova bllokoi të gjitha prodhimet maqedonase.

Sot në mesnatë të dyja vendet hoqën të gjitha bllokadat e vendosura, një vendim që pasoi një javë bisedimesh.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Vladimir Pesevski dhe ministri i ekonomisë së Maqedonisë Valon Saraqini, qëndruan në vendkalimin kufitar me Kosovën në Bllace për t’u siguruar për zbatimin e vendimit.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, që është edhe ministre e tregtisë dhe industrisë, qëndroi në Han të Elezit për të parë nga afër heqjen e bllokadës.

Maqedonia eksporton rreth 400 milionë dollarë në vit prodhime në Kosovë dhe importon dhjetë herë më pak.
XS
SM
MD
LG