Lidhje

Kosovë: Grevë në Trepçe

  • Leonat Shehu

Minierat e Trepçës

Minierat e Trepçës

Rreth 700 minatorë kundërshtojnë emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Kombinatit Trepçja nga Agjencia e Privatizimit

Qindra minatorë të kombinatit industrial Trepça në Mitrovicë, janë hedhur në grevë pune në shenjë mospajtimi me vendimin e Agjencisë së Privatizimit për emërimin e një drejtori të ri, pas dorëheqjes së drejtorit të deritashëm

Punonjësit e Trepçës, kundërshtojnë emërimin në Eset Ujkanit në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit duke kërkuar sic thuhet, emërimin në këtë post të dikujt që e njeh Trepçën”.

Punonjësit po kërkojnë që me ta të takohen zyrtarët e Parlamentit dhe të qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe për të shmangur siç është thënë, radikalizmi i formës së kundërshtimit.

Agjencia e Privatizimit bëri thirrje sot për përfundimin e grevës, duke i siguruar punonjësit e Trepçës se drejtimi i përkohshëm i punës, si ushtrues detyre i është kaluar zëvendësit Eset Ujkani, ndërsa emërimi i drejtorit të ri do të bëhet përmes një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ku do të jenë të përfshirë përfaqësuesit e kësaj agjencie, të qeverisë dhe ata të punëtorëve në Trepçë.

Kompania Trepça aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut ndërsa është nën administrimin e Agjencisë së Privatizimit.

Dikur i njohur si gjigant industrial, Trepça aktualisht ndan fatin e njëjtë me qytetin e ndarë të Mitrovicës. Minierat ndodhen në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare, ndërsa shkritoret në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG