Lidhje

Kosovë: Ndërron jetë gazetari Bardh Hamzaj


Bardh Hamzaj

Bardh Hamzaj

Ndërron jetë Bardh Hamzaj, gazetar e publicist i njohur në Kosovë


Gazetari e publicisti i njohur nga Kosova, Bardh Hamzaj ndërroi jetë nga pasojat e një ataku në zemër.

I ndjeri Hamzaj, i lindur në vitin 1960, ishte për një kohë të gjatë kryeredaktor i gazetës së përditshme “Zëri”, ndërsa herët kishte filluar të ushtrojë profesionin e gazetarit në gazetën studentore “Bota e Re”.

Ai ishte edhe autor i disa librave dhe njihej edhe si analist.

Vdekja e gjeti duke punuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Udhëheqës të lartë institucionesh, partish politike e shoqatat e gazetarëve u shprehën të pikëlluar me ndarjen tij nga jeta.
XS
SM
MD
LG