Lidhje

Kosovë: Nën pranga dy persona për përfshirje në krimin e organizuar


Kosovë: Nën pranga dy persona për përfshirje në krimin e organizuar
Kosovë: Nën pranga dy persona për përfshirje në krimin e organizuar

Në Kosovë autoritetet thanë se kanë arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit për përfshirje në krim të organizuar.

Policia e Kosovës nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme e vendit ka arrestuar dy persona në lidhje me trafikimin e narkotikëve.

Operacione të ngjashme thuhet se u ndërmorën dhe nga ana e Policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit, ku është arrestuar një person.

Policia e Kosovës gjatë bastisjeve në disa qendra ka konfiskuar një sasi narkotikësh, parash dhe armësh zjarri, por nuk jepen hollësi rreth tyre.

Policia tha se arrestimet ishin pjesë e një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG