Lidhje

Fillon seanca për konfirmimin e akuzave ndaj Fatmir Limajt


Fillon seanca për konfirmimin e akuzave ndaj Fatmir Limajt
Fillon seanca për konfirmimin e akuzave ndaj Fatmir Limajt

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sot ka filluar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerëve të akuzuar për krime lufte.

Më 26 korrik një prokuror i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ngriti një aktakuzë kundër zotit Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Në muajin mars, prokurorët e EULEX-it lëshuan një urdhër arresti për deputetin Limaj, i cili gjatë luftës ishte një nga komandantët kryesor të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arrestimi i tij është nuk ishte i mundur për shkak të imunitetit, i cili ndërkaq nuk i pengon hetimet.

Më 20 korrik, Qeveria e Kosovës vendosi t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë çështjen e imunitetit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Vendimi pasoi debatet që nxiti çështja e imunitetit të zotit Limaj. Nëse akuza kundër tij konfirmohet, atëherë procesi gjyqësor mund të fillojë në vjeshtën e këtij viti.

Zoti Limaj i ka mohuar akuzat të cilat siç thotë ai, përfshijnë një periudhë kur ai nuk ndodhej në Kosovë.

Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i cili në shkurt të vitit 2003 u akuzua për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Vitin e kaluar ndaj zotit Limaj, i cili ishte ministër i transporteve dhe telekomunikacionit, filluan hetime nën dyshimet për korrupsion në ministrinë e tij.



XS
SM
MD
LG