Lidhje

Kosovë: Një milion euro në ndihma për Shqipërinë


Kosovë: Një milion euro në ndihma për Shqipërinë
Kosovë: Një milion euro në ndihma për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot një ndihme prej një milion eurosh për zonat e përmbytura në Shkodër. Po ashtu mbështetje shtesë për autoritetet në Shqipëri është nisur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila dërgoi drejt Shkodrës 15 kamionë dhe pesë autoambulanca.

Javën e kaluar Forca e Sigurisë së Kosovës dërgoi në Shqipëri, një njësit kërkim-shpëtimi për të ndihmuar autoritetet e atjeshme në përpjekjet për përballimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve të ditëve të fundit. Vendimi për dërgimin e njësitit pasoi kërkesën e qeverisë së Shqipërisë për ndihmë emergjente.

Kjo është hera e dytë që Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit që nga fillimi zyrtar i veprimtarisë së saj. Në fillim të këtij viti njësitet e kësaj force ishin përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në veriun e Shqipërisë.

Forca e Sigurisë, e cila do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv dhe 800 rezervë të armatosur lehtë është krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa ngritja e saj mbikëqyret nga trupat e NATO-s.

XS
SM
MD
LG