Lidhje

Kosovë: Një serb i arrestuar për krime lufte

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Kosovë: Një serb i arrestuar për krime lufte

Kosovë: Një serb i arrestuar për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë bëri të ditur sot se ka arrestuar një person në kontekstin e një hetimi për krime të luftës. Në njoftimin e këtij misioni thuhet se akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.

Gjatë operacionit të arrestimit të urdhëruar nga një gjykatës i EULEX-it është bastisur edhe shtëpia e të arrestuarit thuhet në njoftim, por nuk jepen më shumë hollësi rreth identitetit të të arrestuarit.

Burimet lokale të informimit ndërkaq thanë se fjala është për Zoran Koliç, nga fshati Dobratin i komunës së Lipjanit rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës. Ai është anëtar i Partisë së Pavarur Liberale serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG