Lidhje

Kosovë: Parlamenti fton në interpelancë Kryeministrin Thaçi


Kosovë: Parlamenti fton në interpelancë Kryeministrin Thaçi
Kosovë: Parlamenti fton në interpelancë Kryeministrin Thaçi

Në Kosovë, parlamenti e ka ftuar në interpelancë kryeministrin e vendit Hashim Thaçi rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Debati që pritet të mbahet pasnesër, ndodh në prag të raundit të ri të bisedimeve për çështje praktike ndërmjet të dy palëve që filluan në mars të këtij viti, e të cilat kanë nxitur kundërshtime në Kosovë. Raundi i ri pritet të shqyrtojë propozimet e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë me telekomunikacionin, energjinë dhe lëvizjen e lirë.

XS
SM
MD
LG