Lidhje

Kosovë: Parlamenti pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme


Kosovë: Parlamenti pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme
Kosovë: Parlamenti pritet të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme

Në Kosovë, Parlamenti pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me miratimin e një rezolute me të cilën do të zotohet për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin nga Plani i presidentit Marti Ahtisaari. Sipas kësaj rezolute, pritet t’i jepet mbështetje zbatimit të këtij plani në mënyrë që t’i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Plani i Presidentit Ahtisaari në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, kundërshtohet nga qytetarët serb të veriut, të cilët kanë bllokuar rrugët në shenjë kundërshtimi të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

XS
SM
MD
LG