Lidhje

Kosovë: PDK bie dakord t'i japë vendin e Presidentit AKR-së


Kosovë: PDK bie dakord t'i japë vendin e Presidentit AKR-së

Kosovë: PDK bie dakord t'i japë vendin e Presidentit AKR-së

Partia Demokratike e Kosovës, vendosi sonte që t’i japë postin e presidentit, Aleancës Kosova e Re, duke i hapur rrugën themelimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Vendimi u bë publik në orët e mbrëmjes pas një takimi disaorësh të Këshillit Drejtues të kësaj partie, i cili u mblodh pasi bisedimet disaditëshe ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës që është fituese e zgjedhjeve dhe Aleancës Kosova e Re e cila u radhit si forca e pestë politike në vend, nuk arritën të afrojnë qëndrimet e tyre.

Aleanca Kosova e Re refuzoi ofertën e Partisë Demokratike, që ajo të marrë postin e kryetarit të parlamentit dhe të paktën katër ministri në qeverinë e ardhshme. Aleanca Kosova e Re nguli këmbë që kryetari i saj Behgjet Pacolli të ketë postin e presidentit duke paralajmëruar
qëndrimin në opozitë nëse kjo nuk realizohet.

Fillimisht u tha se Partia Demokratike kishte vendosur që për këtë post të kandidonte sekretarin e kësaj partie Jakup Krasniqi i cili aktualisht ushtron detyrën e presidentit të Kosovës.

Sonte kjo parti vendosi të heq dorë nga kjo kandidaturë duke hapur rrugën për afrimin me Aleancën Kosova e Re dhe për të tejkaluar bllokadën e procesit të krijimit të institucioneve të reja.

Ky proces hyri në një fazë të vështirë pasi që në fillim të javës që lamë pas, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës e cila qe përvijuar si partneri më i mundshëm i koalicionit qeverisës, vuri si kusht përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nga ana e saj
bashke me lëvizjen vetëvendosje ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë.

Kjo ka bërë që Partisë Demokratike t’i mbetet mundësia që qeverinë ta bëjë me pakicat kombëtare, Aleancën Kosova e Re dhe Listën Ibrahim Rugova e cila ka një deputet në parlamentin e ri të Kosovës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG