Lidhje

Kosovë: Ende pa marrëveshje për qeverinë e re

  • Leonat Shehu

Kosovë: Ende pa marrëveshje për qeverinë e re

Kosovë: Ende pa marrëveshje për qeverinë e re

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re dështuan të arrijnë një marrëveshje për krijimin e koalicionit qeverisës, por lanë të hapura mundësitë për vazhdimin e bisedimeve.


Procesi ka ngecur pasi Aleanca Kosova e Re, ka refuzuar një ofertë të Partisë Demokratike të Kosovës, që ajo të ketë kryetarin e parlamentit të Kosovës, postin e zëvendëskryeministrit dhe të paktën 4 ministri në kabinetin e ardhshëm qeveritar të Kosovës. Aleanca Kosova e Re ngul këmbë se do të hyjë në koalicionin e ri qeverisës vetëm nëse ka postin e presidentit për udhëheqësin e kësaj partie, Behgjet Pacolli.

Në të kundërtën kjo parti do të mbetet në opozitë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i gatshëm aktualisht t’i ofrojë postin e Presidentit zotit Pacolli, pasi që kryesia e partisë së tij ka vendosur që për postin e presidentit të kandidohet Jakup Krasniqi, i cili aktualisht është president në detyrë i Kosovës.

Fakti se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje që më parë kishin thënë që nuk do të hyjnë në qeveri, e ndërkaq edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që shihej si partnere e mundshme tha se nuk do të hyjë në qeveri pa Lidhjen Demokratike, e ka bërë këtë proces më të vështirë se sa dukej në fillim dhe u ka dhënë fund shpresave se Kosova mund ta festojë tre vjetorin e pavarësisë me institucione të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG