Lidhje

Kosovë protestë e pensionistëve


Protesta e pensionistëve 25.05.2012
Protesta e pensionistëve 25.05.2012

Shoqatat e pensionistëve kërkojnë rritje të pensioneve


Shoqatat e pensionistëve të Kosovës u hodhën sot në protesta më kërkesat për trajtim më të mirë të kësaj kategorie dhe për të kundërshtuar skemat pensionale të financuara nga shteti. Riza Shala, kryetar i sindikatës së pavarur të pensionistëve në Prishtinë, tha se tash e 12 vjet pensionistët po presin veprime për ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes së tyre dhe tash kanë vendosur të hidhen në protesta më kërkesa të qarta për institucionet.

Ne sot lypim, aprovimin e ligjit mbi sigurimin pensional e invalidor i cili siguron pensionin në bazë të kritereve të punës dhe kontributeve të paguara nga puna. Ligj, i cili është i ngjashëm me të gjitha vendet e tranzicionit dhe me ish republikat jugosllave. E dyta, kategorikisht e hedhim poshtë draft ligjin që është dhënë në parlament dhe i është kthyer qeverisë për diskutim. Që ai ligj mos të aprovohet, sepse ai ligj është diskriminues dhe pozitën e pensionistëve nuk e përmirëson, por e vërteton një pozitë të tillë”, tha zoti Shala.

Aktualisht pensioni më i lartë arrin në 85 euro që siç thotë pensionisti Jakup Makolli, nuk mjaftojnë për asgjë.

Kam punue 30 vjet në minierë, e tash 80 euro i marr prej shtetit tonë pension. Çka janë ato? Për ilaçe s’dalin”, thotë ai.

Sipas projektligjit që është në rishqyrtim, pensionet do të sillen nga 50 deri në 100 euro që për pensionistët paraqet një situatë të papranueshme. Aziz Abrashi nga shoqatat e pensionistëve thotë se pensionet duhet të jenë më të larta, ndërsa pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë edhe me kategorizimin e pensioneve, çështje kjo e përfshirë në njërën nga pikat e projektligjit.

Duhet të merret së paku 40 për qind e rrogës mesatare a normalisht kishte me qenë 60 për qind e rrogës mesatare. Dhe mos të përzihen dardhët me molla. Një profesori, alamet akademik t’i japin 80 euro dhe dikujt që kurrë nuk ka punuar t’i jepen njësoj. Të bëhen disa diferencime të vogla, që të ruajmë dinjitetin e njerëzve të Kosovës”, tha zoti Abrashi.

Por, zyrtarë të ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale vlerësojnë se aktualisht rritja e pensioneve deri në 60 për qind të pagës mesatare nuk është e mundur. Çështja ndërkaq pritet të debatohet edhe me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtarë që kujdesen për qëndrueshmërinë dhe disiplinën fiskale të Kosovës.

Kosova kishte një fond pensionesh, i cili është tërhequr nga administrata serbe në përfundim të luftës dhe pensionistët kërkojnë që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve me Beogradin të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG