Lidhje

Debate rreth konfiskimit të pasurisë së paligjshme


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës do të dërgojë në Parlament projektligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në rrugë të paligjshme. Shoqëria civile mbështetë synimet e qeverisë, por druan për gatishmërinë e zbatimit të tij.

Projektligji parasheh përgjegjësi të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe sipas ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, krijon siguri juridike në Kosovë. Ai tha se pas miratimit në Parlament, ligji do të hyjë në fuqi më një janar të vitit që vjen, por zbatimi i tij do të shtrihet në kohë.

Ne iu kemi dhënë mundësinë në mënyrë retroaktive për njerëzit që kryejnë vepra penale që të shikohet pasuria e tyre deri më 31 dhjetor 1999, nëse dikush mendon ndryshe unë prapë jam i hapur. Por unë mendoj se kjo është gjendja më e mirë, mbase para lufte i dimë rrethanat si kanë qenë në Kosovë, e dimë evidencimin që ka mund të jetë në librat e tokave, regjistrave, por kjo është periudha më e afërt e mundur dhe më e mira dhe më funksionalja

Zoti Kuçi tha se ligji do të përfshijë të gjithë qytetarët pa dallim.

Ky projektligj nuk është frikë për qytetarët, është frikë për ata që kanë fituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe në këtë drejtim mos te marrim që është një veprim i cili do të krijojë ambient të pasigurt për njerëzit tonë, përkundrazi do të krijojë siguri më të madhe”, tha zoti Kuçi.

Por, Petrit Zogaj nga lëvizja Fol, thotë se pasurimi i paligjshëm në Kosovë ka përmasa shqetësuese dhe kjo është parë edhe nëpërmjet deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik.

Nga të gjitha këto hulumtime që kemi bërë kemi parë se niveli i pasurimit të zyrtarëve publik është jashtë çdo arsyeje ose jashtë çdo mundësie që ata të kenë përfituar atë pasuri duke ushtruar një funksion publik dhe këtu fillon i gjithë dyshimi jonë dhe jo vetëm i joni, por i medias, i shoqërisë në përgjithësi, se pasuria e këtyre zyrtarëve të lartë publik nuk ka ardhë sipas rrugëve të duhura, nuk ka ardhur si pasojë e zhvillimit të tyre në detyrat publike, nuk ka ardhur as si pasojë e angazhimit të tyre në biznes por ka ardhur në forma të tjera të paligjshme dhe të cilat do të duhej që gjithsesi të hetohen dhe të dilet para përgjegjësisë cilido prej tyre që ka fituar një pasuri në kurriz të të mirës publike dhe në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha zoti Zogaj.

Ministri Kuçi shprehu bindjen që ky ligj pas hyrjes në fuqi do të shërbejë si një armë shumë e mirë e drejtësisë, për të luftuar krimin e organizuar. Ndërsa organizatat e shoqërisë civile thonë se vendi nuk ka vuajtur shume nga mungesa e kuadrit të mjaftueshëm ligjor, por nga mungesa e gatishmërisë për zbatimin e tij.
XS
SM
MD
LG