Lidhje

Mospajtime rreth mandatit të Presidentes

  • Leonat Shehu

Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Kosovës

Një pjesë e partive politike thonë se vendimet e gjykatës kushtetuese duhet të respektohen, pjesa tjetër druan nga jë krizë e re politike.


Lidhja Demokratike e Kosovës, është e pakënaqur me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e presidentes së Kosovës.

Të premten Gjykata shpalli opinioni e saj se propozimi për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të presidentes së Kosovës, nuk është në pajtim më Kushtetutën.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u zgjodh në këtë post më shtatë prill të vitit 2011 pas një marrëveshjeje ndërmjet udhëheqësve të Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, të lehtësuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha sot pas mbledhjes së kryesisë së këtij parlamenti se situata duhet të zgjidhet nga autorët e marrëveshjes.

“Ne e dimë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjatë mandatit të saj ka marr një seri vendime të dhimbshme, por politika dhe ekspertët nuk janë marr me komentimin e atyre vendimeve, ndoshta është mirë. Sa i përket pjesës së marrëveshjes mendoj që është mirë t'i pyesni aktorët e marrëveshjes dhe mendoj se ata duhet ta gjejnë rrugën për të dal nga situata e krijuar”, tha zoti Krasniqi.

Marrëveshja e arritur në prill të vitit të kaluar përfshinte edhe pajtimin për ndryshimin e kushtetutës dhe reformimin e sistemit zgjedhor, me çka presidenti në të ardhmen do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e detyron këtë parti, e cila ngulë këmbë në zbatimin e marrëveshjes.

“Mendimi i Gjykatës është mendim i saj, është i pa precizuar. Ju e shihni si njoftim ka qenë shumë i paqartë, ne ende tekstin e plotë nuk e kemi marr, të shohim arsyetimin që ka qenë nëse ka, ne konsiderojmë që ky mendim i gjykatës për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është obligues, për ne obligim është rezoluta e Kuvendit dhe nëse vazhdon kësisoj ne po e bëjmë edhe një pushtet të katërt që është mbi të gjithë”, tha zoti Beqiri.

Ndërkaq, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç respektimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ai që është dhe nuk kemi rrugë tjetër pos që ta respektojmë. Sidoqoftë mendoj se në Kosovë duhet të instalohet përpos ligjeve edhe fjala e dhënë publike si institucion. Në demokraci fjala publike duhet të jetë e baras vlefshme me normën ligjore, për shkak se ne nëse provojmë çdo situatë në të cilën mund të gjendet vendi ta kodifikojmë në Kushtetutë dhe ligje do të na duhet 1 milion faqe në Kushtetutë”, tha zoti Gjini.

Ndërsa Muzejene Selmani nga Aleanca Kosova e Re, tha se është në duart e udhëheqësve politike që të marrin veprime që të mos nxisin ndonjë krizë të re politike.

“Në rast se mendohet që me një rezolutë apo me një marrëveshje që është arritur që të shuhet një krizë politike, e cila ka mundur të ndodh në prillin e vitit të kaluar, dhe tash në rast se nuk realizohet atëherë me evitimin e një krize dhe me përfitimin e një krize tjetër, nuk e di kujt i konvenon në Kosovë”, tha zonja Selmani.

Marrëveshja ishte mbështetur me një rezolutë të veçantë të Parlamentit, por sipas kryetari Krasniqi, Kushtetuta është mbi të gjitha.

Unë kam thënë që në fillim që marrëveshja ka qenë jo kushtetuese. Kurse, sa i takon rezolutës që është miratuar në Kuvend, në asnjë rast rezoluta nuk mund ta ketë fuqinë ligjore më të fuqishme se sa që e ka Kushtetuta”, tha zoti Krasniqi.

Qëndrimi i Gjykatës kushtetuese është mbështetur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, u zotua për respektim të tij ndërsa bëri thirrje që njësoj të jetë edhe me forcat politike të vendit. Thirrje të tilla janë bërë edhe nga përfaqësuesit e bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara
XS
SM
MD
LG