Lidhje

Kosovë: Serbët në veri refuzojnë thirrjet për zhbllokimin e rrugëve


Kosovë: Serbët në veri refuzojnë thirrjet për zhbllokimin e rrugëve

Kosovë: Serbët në veri refuzojnë thirrjet për zhbllokimin e rrugëve

Serbët në veriun e Kosovës refuzuan thirrjet e KFOR-it për të hequr barrikadat e ngritura në rrugët kryesore në atë zonë në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Trupat e NATO-s e kishin caktuar ditën e sotme si afat për zhbllokimin e rrugëve, por protestuesit serbë u mblodhën edhe sot në afërsi të barrikadave për të kundërshtuar largimin e tyre.

Përfaqësuesit e serbëve i kanë kruar KFOR-it që të presë deri nesër kur ata synojnë të mblidhen për të diskutuar tejkalimin e situatës. Ata thanë se nuk do të kundër përgjigje me dhunë nëse KFOR-i vendosë të largojë me forcë barrikadat por paralajmëruan se do ngritin bllokada të reja.

Që nga 16 shtatori, forcat e NATO-s kanë dërguar me helikopterë doganieret e EULEX-it dhe të Kosovës në vendkalimet kufitare, ndërsa edhe furnizimet e ushtarëve janë bërë në rrugë të njëjtë.

Ushtarakët e NATO-s nuk deshën të komentojnë nëse do të heqin vetë barrikadat, por përsëritën se liria e lëvizjes duhet të rivendosur në veri. Një përpjekje e largimit të tyre muajin e kaluar çoi në përleshje te dhunshme që kanë pas vetes të paktën 11 të plagosur, nga të cilët katër pjesëtarë të forcave paqeruajtëse.

Beogradi, i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës, kërkon që në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të përfshihet statusi i vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Prishtina refuzon të diskutojë me Beogradin çdo çështje që ka të bëjë me rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Mospajtimet çuan në ndërprerjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, vazhdimi i të cilave është vënë si kusht nga Komisioni Evropian për fillimin dialogut me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG