Lidhje

SHBA për dialogun Kosovë-Serbi


Sekretari i Shtetit, Xhon Kerri, zhvilloi dje bisedime me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton. Zoti Kerri vlerësoi përpjekjet e saj në ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

“Dua ta përshëndes atë për përmjeket e saj të shkëlqyera në Ballkan. Ajo është takuar me figurat kryesore të Serbisë dhe Kosovës. Ajo ka punuar me këmbëngulje për të përballuar sfidat që përbën afrimi i të dy palëve dhe zgjidhja e problemeve mes tyre”.

Nga ana e saj Baronesha Ashton tha se nuk është e rastit që deshi të takohej me Sekretarin Kerri, para takimit të javës së ardhëshme Kosovë-Serbi.

“Unë kam pjesën më të rëndësishme të dialogut Kosovë-Serbi javën e ardhëshme, kur kryeministrat e të dy vendeve do të takohen për dy ditë. Shtetet e Bashkuara janë një partner shumë i çmuar në këtë përpjekje”.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG