Lidhje

Përfundojnë bisedimet Kosovë – Serbi


Kryeministrat e të dyja vendeve thanë se kanë shënuar përparime në bisedimet dhe do të takohen sërish më 13 dhjetor.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, përmbyllën edhe një raund bisedimesh me pohimet se janë arritur përparime dhe me pajtimin për t’u takuar sërish më 13 dhjetor.

Temat kryesore të diskutimeve sot ishin çështjet e policisë, gjyqësisë e doganave që janë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson bisedimet, tha se ato ishin konstruktive dhe është arritur përparim vendimtar në çështjet e policisë dhe çështje të tjera.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi shumw të rëndësishëm takimin në të cilin siç tha ai, janë përmbyllur të gjitha çështjet, për sa i përket integrimit në strukturat e policisë dhe janë shënuar përparime në çështjen e gjyqësisë.

Do të thotë nuk ka më çështje të diskutueshme, apo të hapura. Të gjitha janë shumë të qarta, dhe që nga nesër do të mund të fillojë integrimi në polici, i të gjithë njerëzve që dëshirojnë të integrohen. Gjithashtu është bërë progres edhe në sistemin e drejtësisë, dhe besoj se brenda javës së ardhshme do të mbyllet dhe do të fillojë së funksionuari sistemi i drejtësisë edhe në pjesën veriore të Kosovës, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ndërsa paralelisht me këtë progres, me këtë integrim në sistemin e drejtësisë dhe policisë, duhet të shkojë edhe shpërbërja e Mbrojtjes Civile që ekziston atje”, tha kryeministri Thaçi.

Ai tha se nuk është biseduar sot në mënyrë të veçantë për asociacionin e komunave me shumicë serbe e cila nga kundërshtarët e bisedimeve, shihet si një veprim që nuk siguron integrimin, por krijimin e një entiteti të veçantë serb brenda Kosovës.

Asociacioni do të formohet në bazë të legjislacionit të Kosovës dhe do të ketë një formë të organizatës joqeveritare”, tha kryeministri Thaçi.

Edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se është shënuar përparim në fushën e policisë dhe se gjatë ditëve në vazhdim pritet që pjesëtarët serbë të strukturave të sigurisë të aplikojnë për të punuar në Policinë e Kosovës.

Këto marrëveshje janë të gjitha të paanshme ndaj statusit, dhe është shumë e rëndësishme që tani pas zgjedhjeve lokale, të mundësohet zbatimi i marrëveshjes së Brukselit në të gjitha fushat. Do të thotë, edhe në fushën e drejtësisë, edhe në fushën e policisë”, tha kryeministri serb.

Ai tha se bisedimet rreth çështjeve ende të paqarta rreth drejtësisë do të vazhdojnë në takimin e 13 dhjetorit, i cili mbahet pak ditë para se shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton t’i raportojë këshillit të ministrave që duhet të vendosin për datën e fillimit të negociatave te Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia mori statusin e vendit kandidat si kundërshpërblim për marrëveshjen me Kosovën, e cila ndërkaq tashmë ka mbajtur takimet e para në kuadër të procesit për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG