Lidhje

Kosovë: Shënohet 8 marsi – dita ndërkombëtare e gruas


30 tháng 8: Ngư dân Ấn Độ quăng lưới trên sông Brahmaputra. (AP Photo/ Anupam Nath)
30 tháng 8: Ngư dân Ấn Độ quăng lưới trên sông Brahmaputra. (AP Photo/ Anupam Nath)

Në Kosovë, Dita Ndërkombëtare e Gruas, është shënuar me thirrjet për respektimin e të drejtave të grave ashtu siç shkruan edhe në ligjet e vendit. Në një protestë të mbajtur në Prishtinë, përfaqësueset e shoqatave të grave kërkuan shërbime më të mira shëndetësore. Shkalla e ulët e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet publike, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi, si dhe numri i vogël i grave në pozita udhëheqëse në administratën publike, vlerësohen të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në pozitën jo të mirë të gruas në Kosovë.

Përfaqësueset e grave në Kosovë thonë se Kushtetuta e vendit, u garanton grave të drejta të barabarta në shoqëri, por ato bëjnë thirrje që këto të drejta të zbatohen edhe në praktikë. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, veprimtaret për të drejtat e grave kërkojnë fuqizimin dhe ngritjen e rolit të tyre në të gjitha sferat e jetës. Në një protestë në qendër të Prishtinës, Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave të Kosovës, tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë në forcimin e mekanizmave për barazi të vërtetë gjinore, si kusht për zhvillimin demokratik të shoqërisë në Kosovë.

“Sot është 100 vjetori i ditës ndërkombëtare të gruas. Para 100 viteve, gratë kanë dal për të protestuar dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre. Kanë kërkuar të drejta në punë, të drejtën për votim dhe 100 vjet pas përsëri jemi në rrugë, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha vendet e rajonit dhe në botë. Gratë akoma kanë nevojë që t'i plotësohen kërkesat e tyre”, tha zonja Rogova.

Protesta u zhvillua me moton “Nuk duam lule, duam sigurim dhe shërbim cilësor shëndetësor”, që sipas drejtueseve të këtij rrjeti janë të munguara në Kosovë.

“Ne kërkojmë sigurime shëndetësore, shëndetësi cilësore sepse mungesa e tyre e varfëron çdo ditë Kosovën”, tha zonja Rogova.

Në urimet e tyre me rastin e tetë marsit autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë bërë thirrje për më shumë përfaqësim të gruas në institucionet vendimmarrëse. Në një komunikatë të shefit të Misionit të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Werner Almhofer thuhet se motoja e protestës së sotme në Prishtinë shpreh nevojën që përfaqësimi gjinor dhe respekti për të drejtat e gruas të jetë në agjendë të përditshme të të gjitha institucioneve publike.

Shkalla e ulët e punësimit të grave, vështirësitë për qasje në shërbimet shëndetësore, shkalla e ulët e integrimit në ekonomi, si dhe numri i vogël i grave në pozita udhëheqëse në administratën publike, vlerësohen të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në pozitën jo të mirë të gruas në Kosovë.

Raportet e herëpashershme vënë në pah pozitën e vështirë dhe jo të barabartë të grave në Kosovë. Statistikat botërore flasin se shumica e viktimave të dhunës familjare janë femra, me 95 për qind, që nënkupton se shumica e kryesve të dhunës në familje janë meshkujt. Kosova nuk bënë përjashtim.

XS
SM
MD
LG