Lidhje

Kosovë: Shkarkohet zëvendësministri i drejtësisë


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Në Kosovë, shkarkohet zëvendësministri i drejtësisë, Ramadan Gashi, pas akuzave për shpërdorim detyre derisa ishte kryetar i komunës së Skenderajt


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shkarkoi sot nga detyra, zëvendësministrin e drejtësisë, Ramadan Gashi. Në vendimin e kryeministrit thuhet se shkarkimi është bërë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, për shkak të aktakuzës së ngritur kundër zotit Gashi nga prokuroria e shtetit.

Zoti Gashi, ish kryetar i komunës së Skenderajt, në Kosovën qendrore, akuzohet për tri vepra penale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa ushtronte atë post që nga viti 2000 deri në vitin 2007.

Në postin e zëvendësministrit të drejtësisë ai ishte emëruar pak ditë më parë, duke nxitur reagimin e partive opozitare dhe të shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG