Lidhje

Kosovë: Shtatë të dënuar për kontrabandë me njerëz


Kosovë: Shtatë të dënuar për kontrabandë me njerëz
Kosovë: Shtatë të dënuar për kontrabandë me njerëz

Një gjykatë në Prishtinë i shpalli fajtorë dhe I dënoi 7 të pandehur me gjithsej 66 vjet heqje lirie me gjoba që arrijnë shumën prej 450.000 eurosh nën akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandë me imigrantë.

Dënimet kanë të bëjnë me ngjarjet e 14 tetorit të vitit 2009 kur 15 shqiptarë gjetën vdekjen gjatë përpjekjeve për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian. Ngjarja kishte ndodhur në lumin Tisa ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas autoriteteve, të akuzuarit u kanë marrë viktimave nga 2 mijë e 500 deri në 8 mijë e 500 euro për t’i dërguar ata në rrugë të paligjshme në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ngjarja tragjike nxiti debate rreth gjendjes së rëndë sociale në vend e cila ndikon në shtimin e numrit të atyre që bëjnë përpjekje të largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Veprimtarët humanitar tërheqin vërejtjen në shkallën shumë të lartë të papunësisë që përfshinë gjysmën e popullsisë, duke kushtëzuar kësisoj edhe një shkallë të lartë të varfërisë në vend.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG